Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro

Këlliçi: Shoku i Olsi Ramës bleu tokë 320 mijë euro, pas dy muajsh e rivlerësoi në 26 milionë euro

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe Olsi Ramës, duke e vendosur theksin te ajo që e cilëson një “mrekulli financiare” me një pronë të blerë në Kepin e Rodonit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi publikoi një foto të Olsi Ramës me Gert Hakën dhe pretendoi se ky i fundit bleu një tokë me vlerë 320 mijë euro, e cila, sipas tij, u rivlerësua vetëm dy muaj më vonë në 26 milionë euro. “Shokut të ngushtë të Olsi Ramës i ka ndodhur një mrekulli financiare, një përmbysje e paimagjinueshme edhe në skenarët e Hollivudit. Për 2 muaj ai blen një tokë 320 mijë euro dhe e rivlerëson në 26 milionë euro”, shkruan Këlliçi. Sipas tij, pikërisht ky rivlerësim...