Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njoftoi, gjatë një konference për shtyp, se organizata më e madhe e qendrës së djathtë në botë, CDI, ka miratuar një deklaratë për situatën në Shqipëri. Në këtë deklaratë shprehet shqetësim për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ndërkohë, CDI mbështet opozitën shqiptare dhe protestuesit, ndërsa thekson se kërkesat e popullit shqiptar duhen plotësuar. Deklarata e Plotë: Organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë, më e madhja në botë, Centrist Democrat International CDI, me 115 parti anëtare që përfaqësojnë 83 shtete të botës, ku mes tyre bën pjesë dhe PDSH, zhvilloi punimet e Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel. Delegacioni i PDSH, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, informoi Asamblenë mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, protestën epike...