Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik, mazhoranca po i jep imunitet korrupsionit dhe krimit të shpërndarë në çdo sektor

Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik, mazhoranca po i jep imunitet korrupsionit dhe krimit të shpërndarë në çdo sektor

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, ku deklaroi se procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian po rrezikohet nga korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar. Këlliçi iu referua protestave që prej 38 ditësh zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar ato si një lëvizje qytetare që ka bashkuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Sipas tij, protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera ku jeton diaspora shqiptare, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën, Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Kanadanë. Në fjalën e tij, ai përmendi rastin e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke pretenduar se hetimet e SPAK për abuzime me tenderat publikë janë penguar nga mbështetja...