Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, kërkon që SPAK të veprojë lidhur me atë që e konsideron si krim të rëndë me Portin e Durrësit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se vetë miku i Edi Ramës, Alabar, pranoi se projekti i Portit të Durrësit ishte i nxituar dhe një gabim. Këlliçi thekson në statusin e tij, se vetë Alabar paralajmëron dështimin. “Ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë’, shkruan Këlliçi. Statusi i Këlliçit Edhe Alabar denoncon Edi Ramën, çfarë pret SPAK të veprojë për krimin e rëndë me Portin e Durrësit?!...
Burimi:
gijotina.com