Këlcyrë/ Dhjetëra krerë bagëti të ngordhura hidhen në përrua, banorët të shqetësuar për përhapjen e infeksioneve
Një situatë alarmante dhe tejet shqetësuese është denoncuar në fshatin Psar, në Bashkinë e Këlcyrës, ku dhjetëra krerë bagëti të ngordhura janë hedhur në përroin e fshatit, duke krijuar një vatër të rrezikshme ndotjeje dhe një kërcënim serioz për shëndetin publik. Pamjet tregojnë kufoma kafshësh të hedhura pranë rrjedhës së ujit, në kundërshtim të plotë me çdo rregull sanitar dhe mjedisor. Banorët shprehen të revoltuar, pasi përveç ndotjes së mjedisit, ekziston frika e përhapjes së infeksioneve dhe sëmundjeve, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta të stinës. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, ende nuk dihet shkaku i ngordhjes së bagëtive dhe nëse ato kanë qenë të prekura nga ndonjë sëmundje infektive. Pikërisht kjo e bën situatën edhe më të rëndë, pasi mungesa...
Burimi:
sot.com.al