Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Këshilli Bashkiak i Këlcyrës refuzoi me unanimitet të plotë draftin e dërguar nga Qeveria shqiptare për shkrirjen e kësaj bashkie dhe kalimin e saj në varësi të Bashkisë së Përmetit. Në mbledhjen e këtij këshilli, 15 anëtarët e tij, ku të gjithë njëzëri votuan kundër arsyetimeve të paraqitura në draftin qeveritar, që vinin në dijeni shkrirjen e kësaj bashkie. Ndërkaq, në mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij organi, këshilltarë socialistë e demokratë, njëzëri i kanë bërë thirrje këshilltarëve të Këshillit Bashkiak në Përmet që të mos miratojnë draftin e qeverisë, i cili kërkon kalimin e këtij drafti për bashkimin me Bashkinë e Përmetit.
Burimi:
gijotina.com