Kavajë/ Vrau me thikë vëllanë pas një konflikti dhe u arratis, përfundon në pranga 76-vjeçari

Kavajë/ Vrau me thikë vëllanë pas një konflikti dhe u arratis, përfundon në pranga 76-vjeçari

Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga 76-vjeçarin M.Rr, i cili mbrëmjen e djeshme vrau me thikë vëllanë e tij për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Agonas të Kavajës. Njoftimi i Policisë: Arrestohet M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.Thika që dyshohet se u përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.