“Kauza nuk ndalet”/ Ambientalisti: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura
Ambientalisti Sazan Guri deklaroi se protesta qytetare përpara Kryeministrisë do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve. Guri tha se përveç kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit do të qëndrojnë në shesh deri në rikthimin, sipas tij, të pasurive publike të tjetërsuara.“Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze. Kjo nuk është thjesht një protestë e qytetarëve, e një populli hyjnor, por është një proces historik dhe do të rrimë këtu derisa ata të kthejnë pasurinë publike”, u shpreh ai. Ambientalisti kritikoi edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke pretenduar se ato kanë krijuar mundësi për tjetërsimin e tokës shqiptare.“Me Kushtetutën dhe ndryshimet e vitit 2008, këta kanë vendosur që kufijtë shtetërorë mund të tjetërsohen”, deklaroi Guri. Më tej, ai përsëriti kërkesën për...
Burimi:
sot.com.al