Karrotreci me një automjet të ngarkuar përfshihet në aksident në aksin Librazhd–Elbasan, shmanget tragjedia
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një automjet është përfshirë në një incident, duke rrezikuar përkohësisht qarkullimin në këtë segment rrugor. Nuk ka ende konfirmim zyrtar për dinamikën e ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një automjet që dyshohet se kishte pësuar më herët një defekt të rëndë gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor. Gjatë transportimit të mjetit, karrotreci është përfshirë në një aksident, duke krijuar rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar apo incidente të tjera, ndërsa dëmet paraprake duket se janë vetëm materiale. Lëvizja e automjeteve në këtë segment është zhvilluar me kujdes deri...
Burimi:
sot.com.al