“Karçanaj na u shit me “shtëpi me qira”/ Protestuesi me tone të ashpra revolte: Belinda del e flet ëmbël, përballuni

“Karçanaj na u shit me “shtëpi me qira”/ Protestuesi me tone të ashpra revolte: Belinda del e flet ëmbël, përballuni

Në ditën e 24-të të protestës masive që po zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë, sheshi ka kumbuar sërish nga parullat, thirrjet dhe fjalimet e qytetarëve të thjeshtë që kanë marrë fjalën përpara turmës. Ditën e sotme, vëmendjen e ka marrë fjalimi plot ironi, batuta dhe akuza i një prej protestuesve, i cili ka vënë në shënjestër zyrtarët e lartë të korruptuar dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Nga foltorja e improvizuar, qytetari ka ndalur te dy prej figurave më të përfolura të administratës dhe qeverisë: ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Protestuesi ka ironizuar qëndrimet e ish-ministres Balluku dhe ka kërkuar që ajo të përballet me drejtësinë në Prokurorinë e Posaçme. “E kërkoi SPAK këtë Belindën, Belushja. Unë dua ta përkëdhel, Linda. Sa...