Kapja e mediave/ Si pastrohen në TV shokët e Ramës
Kapja e mediave/ Si pastrohen në TV shokët e Ramës Sipas ekspertëve të medias dhe komunikimit, zyrtarët e qeverisë të akuzuar nga SPAK, po përdorin gjithnjë e më shumë mediat për të pastruar imazhin dhe relativizuar hetimet. Nga Blerina Gjoka, BIRN/ Ish drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u shfaq të enjten në prime-time në televizionin kombëtar Top-Channel ndërsa përballet me akuzat e prokurorisë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj në manipulimin e tenderave të kësaj agjencie. Hetimi i thelluar i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, tregon se si fondet e AKSHI-it devijoheshin drejt xhepave të Karçanajt dhe biznesmenit kontravers Ergys Agasi përmes kontratave fiktive, zhvatjes, kutive të verës të mbushura me...
Burimi:
sot.com.al