Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja
Një 52 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet 60 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte vendosur në thaës. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin Afrim Meça, në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë, informoi sot policia. Afrim Meça, banues në Krujë u arrestua në flagrancë për akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë, informoi sot policia e Tiranës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin...
Burimi:
gijotina.com