Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor

Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor

Pas një sërë hetimesh lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një shofer taksie u kanos me mjet prerës nga një pasagjer, i cili i mori gjithashtu një shumë parash dhe një varëse floriri, policia ka arritur të sekuestrojë objektet e grabitura. Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, i fshehur në territorin e fshatit Qeha, në afërsi të zonës ku kishte ndodhur krimi. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar varësja e vjedhur dhe një celular. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”, hetimet e thelluara kanë zbuluar se i dyshuari, shtetasi T. M., 27 vjeç, dyshohet i përfshirë edhe në disa vjedhje të tjera të ndodhura gjatë muajit qershor në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Nga të dhënat hetimore rezulton se...