“Kanë frikë, janë tmerruar”/ Gent Progni: Të gjithëve duhet t’u bëjmë block, që të mos bëjnë përçarje

“Kanë frikë, janë tmerruar”/ Gent Progni: Të gjithëve duhet t’u bëjmë block, që të mos bëjnë përçarje

Eksperti i IT-së dhe një nga zërat aktivë të qëndresës qytetare, Gent Progni, ka lëshuar një deklaratë të fortë nga podiumi përpara Kryeministrisë, duke zbuluar tentativat e autoriteteve për të sabotuar protestën, si dhe një aksion të ri kundër strukturave të patronazhistëve në rrjetet sociale. Progni u shpreh se frika e pushtetit ndaj qytetarëve është e madhe dhe kjo u vërtetua edhe me pengesat që policia u mundua të ngrinte gjatë ditës së sotme. “E dini sa frikë na kanë pasur dje? Janë tmerruar. Na kanë shumë frikë, më besoni!” tha Progni. Më tej, ai u ndal te komentet negative dhe fushata e denigrimit që po bëhet në rrjetet sociale kundër lëvizjes qytetare, duke udhëzuar protestuesit se si të veprojnë me profilet false që tentojnë...