Kanalizimet në Tiranë, Braçe: Tirana qelbet erë, ku derdhen ujërat e ndotura?
Në Kuvend është zhvilluar një diskutim mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, lidhur me ndotjen e lumenjve në Tiranë dhe ecurinë e projekteve për kanalizimet. Braçe ngriti shqetësimin për situatën mjedisore në kryeqytet, duke paralajmëruar për përkeqësim gjatë muajve të verës. “Tirana po hyn në javën dhe muajt ku qelbet erë”, tha ai, duke përmendur temperaturat e larta, mungesën e reshjeve dhe rënien e prurjeve në lumenj. “Ujëra të ndotura, siç më bën me dije UKT përmes kësaj letre, derdhen në lumenjtë e Tiranës, e pranojnë botërisht, në Lanë dhe lumin e Tiranës, me gjasë edhe në Erzen”, tha Braçe. Ai iu referua edhe një letre të UKT-së, sipas të cilës “ujëra të ndotura derdhen në lumenjtë e Tiranës,...
Burimi:
sot.com.al