“Kamioni ra përmbys”/ Dëshmitari tregon momentin e aksidentit në Vlorë: Dëgjuam zhurmën

“Kamioni ra përmbys”/ Dëshmitari tregon momentin e aksidentit në Vlorë: Dëgjuam zhurmën

Një aksident i rëndë ndodh mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, ku një kamion ra nga rruga në bregdet. Kamioni u rrëzua në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dëshmitari tregon se dëgjoi zhurmën kur ra mjeti dhe se shoferi u ndihmua nga qytetarët për të dalë nga kamioni. “Ne ishim poshtë në lokal duke pirë kafe. Dëgjuam zhurmën dhe dolëm jashtë. Morën çunat kazmën e lopatat për të ndihmuar. Makina kishte rëndë përmbys. Shoferin e mori ambulanca e dërgoi në spital”-thotë dëshmitari. Mendohet se shpejtësia ose mosfunksionimi i frenave ishin shkaku që drejtuesi humbi kontrollin duke rënë nga lartësia.