“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e efektivit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, Hita: Ishin 40 forca policie në vendngjarje

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e efektivit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, Hita: Ishin 40 forca policie në vendngjarje

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa i takon ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për të kapur një person në kërkim. Hita i shprehu ngushëllime familjes së efektivit të rënë, ndërsa shtoi edhe detaje nga operacioni. “Një punonjës policie i dalluar dhe shembullor ndërroi jetë, dhe mbeti i plagosur një tjetër nga punonjësit e policisë. Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e Enea Mekollit, i cili humbi jetën gjatë operacionit. Në orën 7:30 të mëngjesit, forcat policore kanë mbërritur ku strehohej ky person. Ky person ishte i dënuar me 9 vite nga Gjykata e Korçës, ndërsa...