Kalimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes së huasë nga SHBA, PD: Nuk do të marrim pjesë në seancë, po…
Partia Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake, por kundërshton mënyrën se si mazhoranca synon ta miratojë atë në Kuvend. Në një deklaratë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi antikushtetuese thirrjen e seancës plenare për miratimin e marrëveshjes, duke argumentuar se deputetëve nuk u është vënë në dispozicion teksti i plotë i saj dhe se nuk është respektuar afati kushtetues për shqyrtimin e projektligjit. Sipas Bardhit, opozita nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të thirrur për këtë çështje, ndërsa kërkon që marrëveshja të shqyrtohet sipas procedurave kushtetuese dhe të votohet në seancën e 31 korrikut. PD thekson se, sapo...
Burimi:
sot.com.al