Kali i Tro(y)jës në biznesin e kumarit
Troy është një qytet në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rreth 90 mijë banorë. Disa vite më parë në këtë qytet, brenda një rreze prej 5 kilometrash, kanë jetuar edhe tre shqiptarë me familjet e tyre. Sipas regjistrit publik të adresave të SHBA-ve, 55 Pineview është një vilë e gjendur përgjatë bulevardit Livernois. Në këtë vilë ka jetuar Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. 55 Pineview Troy Një bllok më tutje, më pak se një kilometër në jug të vilës ku ka jetuar zoti Rama, ka jetuar një tjetër shqiptar, i quajtur Gert Haka. Ndërsa 3 kilometër më në veri rezulton të ketë jetuar Gerti Lumani. Banimi për një moment të caktuar në Troy të Michiganit nuk është e...
Burimi:
sot.com.al