“Ka dështuar si kryeministër”/ Gazetarja e CNN ‘shuplakë’ të fortë Ramës, publikon mesazhet: Korrupsion masiv
Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka ndarë në rrjetet sociale një seri mesazhesh të dërguara nga protestues shqiptarë, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së qeverisjes së vendit. Në postimin e saj, Soares bëri të ditur se prej javësh ka marrë dhjetëra mesazhe nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë që marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. Ajo theksoi se ka vendosur të publikojë disa prej tyre, duke ruajtur anonimatin e autorëve. Në dëshmitë e publikuara, protestuesit kritikojnë qeverinë e Edi Ramës për atë që e cilësojnë si mungesë transparence, korrupsion, keqmenaxhim të pasurive publike dhe mungesë të mundësive për të rinjtë. Sipas tyre, pakënaqësia nuk lidhet vetëm me debatet e fundit për projekte të caktuara zhvillimore, por është rezultat...
Burimi:
sot.com.al