Juristi Romeo Kara i plas skandalin Fatmir Xhafajt: Kushtetuta ndalon kontrollin e KLSH, ja pse Kuvendi nuk ka asnjë…

Juristi Romeo Kara i plas skandalin Fatmir Xhafajt: Kushtetuta ndalon kontrollin e KLSH, ja pse Kuvendi nuk ka asnjë…

Raportet e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) duket se kanë shkaktuar nervozizëm në radhët e mazhorancës. Kryeministri Edi Rama është irrituar nga konstatimet e auditimeve, të cilat kanë zbuluar abuzime në një sërë institucionesh shtetërore. Për pasojë, në skenë është rikthyer një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj i cili është përdorur si “zë kritik” ndaj vetë KLSH-së. Xhafaj, kritikoi këtë javë punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që sipas tij, fokusohet vetëm në gjetjen e fajtorëve, dhe jo në përmirësimin e politikave të institucioneve shtetërore. Për të garantuar që KLSH nuk bën audite sa për numër, apo subjektive – siç Xhafaj u shpreh – edhe Kuvendi do të ketë rolin e tij kontrollues përmes audituesve të jashtëm....