Jurgen Klopp drejt pankinës së Gjermanisë, ish-tekniku i Liverpulit pret shkarkimin e Nagelsman

Jurgen Klopp drejt pankinës së Gjermanisë, ish-tekniku i Liverpulit pret shkarkimin e Nagelsman

Sipas raportimeve të gazetarit Ben Xhekobs, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) po shqyrton seriozisht mundësinë e emërimit të Jurgen Klop si trajner të ri të kombëtares, mes pasigurive që kanë shoqëruar të ardhmen e Julian Nagelsman. Burimet bëjnë të ditur se rezultatet e fundit kanë shtuar presionin mbi Nagelsman, i cili rrezikon të humbasë vendin në stolin e “Panzerëve”. Në këtë situatë, drejtuesit e DFB-së kanë nisur vlerësimin e alternativave për drejtimin e ekipit kombëtar. Jurgen Klop, ish-trajneri i Liverpulit, raportohet se është i interesuar për këtë sfidë dhe se ka pasur kontakte fillestare me përfaqësues të Federatës. Brenda DFB-së, disa figura me ndikim e mbështesin idenë e një ndryshimi në pankinë, duke e konsideruar Klop si kandidatin më të përshtatshëm për të udhëhequr kombëtaren....