“Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë”, Rama fton në dialog protestuesit për investimin në Zvërnec: Mua më keni gati për t’ju dëgjuar
Kryeministri Edi Rama, duke ndarë një video nga momenti i protestës së qytetarëve para kryeministrisë kundër investimit në Zvërnec, i ka ftuar një grup prej tyre si përfaqësues, në dialog për këtë çështje. “Mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni”, shkruan Rama. Sharjeve që thëna në kor ndaj tij, Rama u është përgjigjur duke thënë: “Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë”. Reagimi i Ramës: Çuna Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike...
Burimi:
top-channel.tv