“Jo vetëm për Zvërnecin”/ Gazetari, shpjegon arsyet: Protesta po flet për problemet reale të shqiptarëve

“Jo vetëm për Zvërnecin”/ Gazetari, shpjegon arsyet: Protesta po flet për problemet reale të shqiptarëve

Gazetari Julian Kasapi, në një lidhje direkte televizive komentoi protestat e fundit qytetare dhe çështjet që sipas tij kanë nxitur reagimin e qytetarëve në vende të ndryshme të Shqipërisë. Kasapi e lidhi situatën me nevojën që qytetarët të dëgjohen më shumë në debatet publike, duke sjellë edhe krahasimin me përvojën e tij në Belgjikë. “Në Belgjikë dëgjohet zëri ndryshe ose zëri kundër. Kjo është pjesë e demokracisë. Në Shqipëri ka pasur shpesh një perceptim tjetër dhe për këtë arsye është e rëndësishme që qytetarët të shprehin mendimin e tyre.”-tha gazetari. Sipas tij, protestat e fundit nuk lidhen vetëm me debatet për projektin në Zvërnec, por me një sërë shqetësimesh që qytetarët kanë grumbulluar prej vitesh. Kasapi e cilësoi pjesëmarrjen e të rinjve, familjeve dhe qytetarëve...