”Jemi në Kuvend, mos fol me dialekt Myzeqar”, Gogu i kthehet deputetit të PD: Integrimi në BE jo klub barsaletash

”Jemi në Kuvend, mos fol me dialekt Myzeqar”, Gogu i kthehet deputetit të PD: Integrimi në BE jo klub barsaletash

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në seancën e kësaj të marte në Kuvend, pati një debat me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogun, lidhur me ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. Korreshi me ironi tha se jemi larg integrimit në Europë dhe sipas tij, nuk mund të hyet në Union me ‘brekë të grisura’. ”Ministrat kanë punë të tjera, kanë hapur rrugën për në Europë. Kanë mbetur edhe 2 pllaka për t’u shtruar dhe do të hyjmë në Europë. Jemi 100 vite pas dhe 50 vite anash. Jemi si ajo vallja 3 hapa para dhe 2 mbrapa. Ti thua me reformat, do vemi. Do të fillosh me Reformën në Dretësi? Po. Ty të vjen të tall xhevahiret kryetari i KLGJ-së në...