“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë, arrestohen dy të rinj në Tiranë, në kërkim shoku i tyre

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë, arrestohen dy të rinj në Tiranë, në kërkim shoku i tyre

Finalizohet operacioni i koduar “Wrong Idea”, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, u finalizua operacioni i koduar “Wrong Idea”. Operacioni, rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kallëzimit nga një 34-vjeçar, se ishte mashtruar për dhënien e një shume parash. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit N. V., 25 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 43 vjeç. Nga hetimet dyshohet se 34-vjeçari, pasi është mashtruar gjatë komunikimit nëpërmjet një...