Ja pasuria e familjes së Edi Ramës në vitin 2025, kryeministri deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda…
Deklarimi më i fundit i pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave hedh dritë mbi të ardhurat dhe lëvizjet financiare të familjes së kryeministrit Edi Rama gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, kreu i qeverisë ka përfituar mbi 14.3 milionë lekë të ardhura neto përgjatë vitit. Nga kjo shumë, 3,402,084 lekë burojnë nga paga si kryeministër për periudhën janar–dhjetor, ndërsa pjesa më e madhe, rreth 10.9 milionë lekë, është deklaruar në kategorinë “të ardhura të tjera”. Kjo kategori nuk shoqërohet me një përshkrim të detajuar në ekstraktin publik, por lidhet me aktivitetet jashtë funksionit zyrtar. Duke qenë se Edi Rama njihet edhe për angazhimin e tij në art dhe ekspozita ndërkombëtare, këto të ardhura mendohet të...
Burimi:
sot.com.al