Iu përfundon mandati si anëtarë të Kolegjit të Posaçëm/ KLGJ njofton vakancat për gjyqtarët e vettingut, pritet të emërohen në Apel
Në 17 qershor anëtarëve të shkallës së dytë të vetting-ut u përfundon mandati si gjyqtarë të KPA, por ata nuk kanë përse shqetësohen sepse do të nisin menjëherë punë si gjyqtarë. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë ditës Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi një vendim për të njoftuar pozicionet e lira për anëtarët e KPA që kanë të drejtë emërimi si gjyqtarë të Apelit. Sipas burimeve të sigurta të gazetares Anila Hoxhës pesë nga gjashtë anëtarë të KPA kanë kërkuar të emërohen si gjyqtarë apeli sipas ligjit dhe me njoftimin e vakancave nga këshilli nis procedura për marrjen e kësaj detyre prej tyre. Një anëtar i KPA nuk ka bërë ende kërkesë për tu emëruar si gjyqtar. Vakancat në gjykatën e apelit...
Burimi:
top-channel.tv