Itali/ Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila, flet nëna e saj: Nuk do ta fal kurrë vrasësin dhe as nënën e tij
“Një zgjedhje dinake.” Kështu e cilëson Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e bërë nga ish-i dashuri i vajzës së saj, i cili dje, më 13 korrik – pas gati dy vitesh – pranoi se kishte vrarë 13-vjeçaren (duke e hedhur nga ballkoni i një pallati në Piacenza më 25 tetor 2024), gjatë procesit në Gjykatën e Apelit për vrasje me rrethana rënduese. Në shkallën e parë, ai ishte dënuar me 17 vite burg. Pse e bëri këtë rrëfim tani dhe jo më herët? “Ka qenë një zgjedhje shumë dinake. Fillimisht zgjodhi gjykimin e shkurtuar, duke deklaruar se ishte i pafajshëm. Më pas, pas gati dy vitesh, doli me këtë pranim përfundimtar. Pranoi se ishte ai autori i krimit dhe kërkoi falje. E bëri...
Burimi:
sot.com.al