Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 60-vjeçari në Gjermani, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 60-vjeçari në Gjermani, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë

Foto ilustruese TIRANË- Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Gjermani dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Në pranga është vënë shtetasi Hito Musaj 60 vjeç, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. 60 vjeçari Musaj akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha. NJOFTIMI I POLICISË Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në...