Ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 4 persona në kryeqytet, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 4 persona në kryeqytet, shpallen në kërkim dy të tjerë

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion, në Tiranë. Operacioni i finalizuar nga Komisariati Nr. 4, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 7 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. ✅Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë. Në vijim këtij hetimi, si dhe në kuadër të operacionit “Rrjeti”,...