Ish.zv-kryeministrja Belinda Balluku në Prokurorinë e Posaçme, SPAK tregon arsyet dhe çfarë iu komunikua

Ish.zv-kryeministrja Belinda Balluku në Prokurorinë e Posaçme, SPAK tregon arsyet dhe çfarë iu komunikua

Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht lidhur me paraqitjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në ambientet e SPAK, duke sqaruar arsyen e thirrjes së saj. “Në përgjigje të kërkesave tuaja, znj. Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi, objekt hetimi; për t’u pyetur lidhur me akuzat, si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”, thuhet në reagimin e SPAK. Më herët gjatë ditës, ish-zëvendëskryeministrja u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi për rreth 20 minuta. Ballukut iu komunikua zgjatja e afatit të hetimeve me tre muaj, si edhe akuzat e reja që lidhen me tre lote të projektit të Unazës së Madhe. Në dalje nga SPAK, Balluku u shoqërua...