Ish-polici i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Burra mos e lëshoni frontin, fitorja do jetë e juaja!
Një ish-efektivë policie i është bashkuar protestës së sotme të qytetarëve para godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai i ka thënë protestuesve se 90% e popullit shqiptar është me ta. Ai i ka kërkuar protestuesve që të mos e lëshojnë ‘frontin’ dhe të vijojnë qëndresën për fëmijët e tyre. “Me parametra shkencorë, është gjetur me anketa, 90% e popullit shqiptar është me ju. 61% e popullit me parametra shkencorë thonë ‘Rama ik’. Burra, janë parametra shkencorë, nuk janë llafe pazari. Prandaj është frikësuar ky zotëria jonë. Burra mos e lëshoni frontin. Fitorja do jetë e juaja. E ardhmja do të jetë e fëmijëve tanë. Ju lutem qëndroni për fëmijët tanë”, tha ish-polici.
Burimi:
sot.com.al