Ish-nënkryetari i Bashkisë së Sofjes: Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet, vë në rrezik edhe të drejtën…

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Sofjes: Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet, vë në rrezik edhe të drejtën…

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Sofjes, Nikola Barbutov e cilëson paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, një vendim që vë në rrezik jo vetëm të drejtën e tij, por edhe të atyre që e kanë zgjedhur. Në një postim në rrjete sociale, ai ka kujtuar një takim me Veliajn gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike të Parisit në 2024 kur, së bashku me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, diskutonin për transportin dhe investimet në qytetet e tyre, ndërkohë që sot dy kryebashkiakët mbahen në paraburgim pa një vendim. “Në këtë pjesë të Evropës sonë, kjo [mbajtja në paraburgim pa vendim] po kthehet në një model të përsëritur. Kryetarët e bashkive zgjidhen me votë, më pas hetohen dhe mbahen për muaj të tërë në paraburgim, përpara se...