Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, Arben Malaj sfidon Ramën
Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publike vendimin për të kandiduar si i pavarur për drejtimin e Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet lokale të vitit 2027. Përmes një deklarate publike, ai thekson se synon të ofrojë një alternativë jashtë ndikimit të partive politike dhe grupeve të interesit. Malaj shprehet se kandidimi i tij do të mbështetet mbi parimet e pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. Sipas tij, nuk do të ketë detyrime ndaj “padronëve”, oligarkëve apo emrave të korruptuar dhe çdo vendim do të merret vetëm në interes të banorëve të Vlorës. Në mesazhin e tij, ish-ministri premton se do të fokusohet te zgjidhja e problemeve konkrete të qytetit, si prona, turizmi, infrastruktura dhe shërbimet publike. Ai shton se administrata vendore duhet të funksionojë mbi...
Burimi:
gijotina.com