Ish-deputeti demokrat ironizon protestën e opozitës: Nuk bëri punë as flamuri gjerman

Ish-deputeti demokrat ironizon protestën e opozitës: Nuk bëri punë as flamuri gjerman

Ish deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar me tone ironike ndaj opozitës pas protestës së 22 marsit, duke vënë në dyshim efektin e saj dhe premtimet e bëra. Në një reagim në rrjete sociale, Spaho kujtoi se protesta ishte paralajmëruar si një moment që do të sillte ndryshime të mëdha politike. Sipas tij, në protestë nuk ndihmoi as flamuri gjerman, ndërsa shtoi se kjo PD është bërë prej kohësh për në muzeun e humorit. “Kjo protestë ishte premtuar të çonte në muze ose Ramën ose PD. Si në çdo protestë të PD, Rama nuk deshi t’ia dijë as në 22 Mars. Madje nuk bëri punë as flamuri gjerman. Premtimi i fundit, protesta tjetër do jetë edhe më e shkëlqyer. Kjo PD është bërë prej kohësh...