Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë një fondi prej 20 milionë eurosh, tha Ervin Demo në një konferencë për shtyp. Ministri i Pushtetit Vendor shtoi se transporti urban do të përmirësohet duke përdorur një financim prej 10 milionë eurosh. Nga kjo do të preken edhe kanalizimet, ujësjellësat dhe do të rehabilitohen ish-zonat industriale. “20 mln euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave. Kemi financim prej 10 mln eurosh që do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim”, tha Demo. Gjithashtu, bonusi i zjarrfikësve do të përfshijë mbështetje për të gjithë ata...
Burimi:
opinion.al