Internet më i sigurt për fëmijët, Komisioneri publikon udhëzuesin me këshilla praktike për prindërit dhe të miturit

Internet më i sigurt për fëmijët, Komisioneri publikon udhëzuesin me këshilla praktike për prindërit dhe të miturit

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale uron të gjithë fëmijët për një fëmijëri të lumtur, të sigurt dhe të mbrojtur, duke theksuar se në epokën digjitale mbrojtja e fëmijëve lidhet ngushtë edhe me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale. Në kuadër të kësaj dite, Zyra e Komisionerit ka publikuar Udhëzuesin “Për mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve”, një material informues dhe ndërgjegjësues i hartuar në zbatim të ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe institucioneve mbi rëndësinë e të dhënave të tyre dhe sigurisë në internet. Në një realitet ku fëmijët përdorin çdo ditë...