Integrim në BE pa opozitën, Marta Kosit i tërheqin veshin në Bruksel
Letra e David McAllister ndaj Marta Kos sinjalizon se në Bruksel kanë nisur dyshimet se procesi i integrimit të Shqipërisë po administrohet nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme, me opozitën të përjashtuar nga negociatat, kontrolli parlamentar dhe rrjedha reale e informacionit. Në Bruksel kanë nisur të shfaqen dyshimet për mënyrën se si po administrohet procesi i integrimit në Tiranë. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister i ka dërguar Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, një letër në të cilën transmeton shqetësimet e opozitës shqiptare se po përjashtohet nga një proces që nuk duhet të jetë partiak, por kombëtar. McAllister i tërheq vëmendjen Komisionit Europian për një element që deri tani duket se është trajtuar më shumë si çështje periferike: përjashtimin gradual të...
Burimi:
sot.com.al