Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë

Indeksi i korrupsionit: Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, i publikuar nga Transparency International së fundmi vuri në dukje se institucionet e dobëta dhe prapambetja demokratike po nxisin korrupsionin dhe po tkurrin hapësirën e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke lënë rajonin në një nivel mesatar prej vetëm 34 pikësh nga 100 të mundshme. Sipas raportit të posaçëm Rajoni i Ballkanit për një dekadë rresht nuk ka bërë hapa para me reformat. Korrupsioni po gjen terren për shkak të tkurrjes së hapësirës qytetare dhe kontrollit mbi institucionet e pavarura. Në rastin specifik të Shqipërisë, e cila vlerësohet me 39 pikë, raporti i këtij viti vendos gishtin në mungesën e transparencës në projektet strategjike të investimeve. Një shembull konkret që përmendet në deklaratën zyrtare të CPI-së...