Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit

Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e dhunshëm ndodhur në Zvërnec një ditë më parë, ku një protestues u dhunua nga policia private e kantierit në këtë zonë. Ministria e Jashtme shpreh keqardhje për situatën, ndërsa thekson se është në kontakt me autoritetet greke, pasi personi i cili është dhunuar është një shtetas me shtetësi shqiptare dhe greke. “Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane”. Në reagimin për ngjarjen, Ministria e Jashtme thekson se autoritetet shqiptare kanë marrë të...