Incidentet e protestës në Zvërnec, u hiqet licenca dy kompanive të sigurisë fizike. Policia e Shtetit: Dhunuan një protestues pa asnjë atribut ligjor
Një tjetër veprim është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në lidhje me incidentet e ndodhura në Zvërnec tri ditë më parë gjatë protestave të qytetarëve kundër projektit që synohet të zhvillohet në këtë zonë. Policia e Shtetit ka njoftuar se dy kompanive të sigurisë fizike, “Myrto Security” dhe “Major Security” iu është hequr licenca. Policia argumenton njëra pas tjetrës shkeljet e kryera nga ana e dy kompanive private, që kishin marrë përsipër sigurinë e zonës së rrethuar. Një punonjës i “Major Security”, ndodhet i arrestuar për shkak se qëlloi me grusht një protestues ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi e tërhoqën zvarrë qytetarin, i cili ra pa ndjenja. Sipas policisë, dy të fundit kanë rezultuar se nuk ishin të licensuar nga “Major Security”...
Burimi:
top-channel.tv