Incidente gjatë natës së ndërrimit të viteve në Sarandë, 55 persona morën ndihmë në spital

Incidente gjatë natës së ndërrimit të viteve në Sarandë, 55 persona morën ndihmë në spital

Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me jo pak raste plagosjesh nga përdorimi i fishekzjarrëve. Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë. 44 vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë. E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32 vjeçarja Visilda Jakupi. Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe raste të personave të dehur. Top Channel