Inaugurohet Drejtoria e Re Vendore e Policisë së Beratit, Hita: Investim për siguri më të lartë dhe shërbim cilësor

Inaugurohet Drejtoria e Re Vendore e Policisë së Beratit, Hita: Investim për siguri më të lartë dhe shërbim cilësor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita e ka cilësuar inaugurimin e ambienteve e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve të Policisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Në prononcimin e tij për mediat pas ceremonisë, drejtori Hita theksoi se ambientet moderne do të ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë në qarkun e Beratit. “Ky është një investim shumë i rëndësishëm, i cili, përtej përmirësimit të kushteve të punës për punonjësit e Policisë së Shtetit, do t’u shërbejë drejtpërdrejt edhe qytetarëve të Beratit dhe të gjithë qarkut, duke u ofruar një shërbim edhe më cilësor. Këto ambiente moderne, të ndërthurura me profesionalizmin, etikën dhe sjelljen korrekte të...