Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave
Në fund të vitit 2023, Shqipëria u zgjua në “emergjencë mjedisore”. Qeveria paralajmëroi se ujërat përgjatë bregdetit po ndoteshin në nivele alarmante, duke kërcënuar shëndetin publik dhe imazhin turistik të vendit. Zgjidhja u shpall e shpejtë dhe e prerë: një akti normativ si ndërhyrje urgjente për të ndalur ndotjen e bregdetit. Por ndërsa emergjenca u shpall në emër të mjedisit, pasojat ranë diku tjetër. Vetëm pak javë më vonë, një udhëzim i përbashkët i dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe e Energjisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, i detyroi operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të instalojnë impiante private për trajtimin e ujërave të ndotura, edhe kur këto biznese ishin të lidhura me rrjetin publik të ujësjellës-kanalizimeve dhe paguanin rregullisht për këtë shërbim. Kostoja...
Burimi:
gijotina.com