Ilir Meta ngelet në burg, ja vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e ish-presidentit për të lënë qelinë

Ilir Meta ngelet në burg, ja vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e ish-presidentit për të lënë qelinë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit për ish-Presidentin Ilir Meta, ku kjo gjykatë rrëzoi me shumicë votash ankimin e Ilir Metës, i cili kërkonte shpalljen antikushtetuese të masës “arrest me burg” dhe kundërshtonte mënyrën e ekzekutimit të saj. Gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar për pranimin e kërkesës së Metës, për prishjen e vendimit për masën e sigurisë. Ndërsa 5 gjyqtarë të tjerë kanë votuar kundër kërkesës së ish-Presidentit. Gjytarja Sonila Bejtja ka dalë me mendim të vetin, pro kërkesës së Metës. Kushtetuesja ka konstatuar se ankimi i Metës është paraqitur në mënyrë të rregullt dhe evidenton se ekziston një pretendim serioz për përdorim të tepruar të forcës gjatë arrestimit, për të cilin ka pasur edhe vërejtje kritike nga Avokati i...