I zhvati 2 mln euro francezëve përmes mashtrimit me kriptovaluta, kush është shqiptari i arrestuar nga SPAK

I zhvati 2 mln euro francezëve përmes mashtrimit me kriptovaluta, kush është shqiptari i arrestuar nga SPAK

Gentian Pjetërgjoka është i ndaluari i vetëm për call centerin që dyshohet se i zhvatën rreth 2 mln euro 13 qytetarëve francezë përmes investimit të rremë në kriptovaluta. Përgjoka u arrestua gjatë operacionit të përbashkët të SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kundër mashtrimit kompjuterik me kriptomonedha. Dëmi i shkaktuar katër shtetasve francezë është në vlerën e 845,400 euro, ndërsa ndaj 9 kallëzuesve të tjerë, tashmë të identifikuar, dëmi ka arritur shifrën e 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt 2023 – maj 2023. “Viktimat kontaktoheshin nga agjentë me identitete të rreme franceze, të cilët i udhëzonin qyetarët francezë të investonin në kriptomonedha, përmes platformës https://universaltrade.io. Hetimi i përbashkët ka mundësuar gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta nga viktimat, duke çuar në identifikimin e mbajtësve të...