I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”

I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur më herët në Shkodër, ku pasagjeri i një automjeti qëlloi me armë në ajër. Bëhet me dije se brenda automjeti qarkullonte i shumëkërkuari Barush Bregu, i cili u shpëtoi prangave të policisë. Siç u raportua, uniformat blu të Shkodrës iu vunë në ndjekje automjetit ku Barush Bregu ishte pasagjer, por policia mundi të arrestojë vetëm shoferin e mjetit. Në njoftimin zyrtar, policia sqaroi, se patrulla i kërkoi automjetit të ndalojë, por makina nuk iu bind urdhrit duke shtuar shpejtësinë e duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërkohë, Barush Bregu, i cili arrit të arratisej, është një emër i njohur për drejtësinë. Bregu rezulton i shpallur në kërkim nga policia si personi që ka ndihmuar Ragip Gilën në...