I riu me mesazh të qartë para Kryeministrisë: Ata që duan të na përçajnë e kanë të kotë, ne do të fitojmë
Një i ri, në protestën e 51-të para Kryeministrisë, dërgoi një mesazh mjaft të qartë, për të gjithë ata që e duan Shqipërinë të përçarë. Sipas tij, populli është më i shumtë dhe numër dhe në fund, do ia dalë të fitojë. “Sa herë vij në shesh shoh gjithmonë që ka përçarje. Ka shqiptarë që e duan Shqipërinë, por ka nga ata që e duan të përçarë. E shikoj këtë përçarje përditë, e shikoj në shkolla, e shikoj në rrugë.Kam një mesazh për ata që duan ta ndajnë Shqipërinë. Mesazhi im është, që ne jemi më shumë. Nesër do jemi edhe më shumë, pasi jeni ku jeni për shkakun tonë”.
Burimi:
sot.com.al