I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Klosit, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në lumin Mat. Viktima, i identifikuar si Erkin Lika, dyshohet se është rrëzuar gjatë një aktiviteti me litar pranë urës së Vashës dhe ka përfunduar në ujërat e lumit. Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte duke kryer ngjitje me litar kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në lumë. Dyshohet se ai mund të ketë përfunduar në një zonë me gropa thithëse, çka ka vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të kërkim-shpëtimit. Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta shpëtimi, përfshirë edhe palombarët e repartit RENEA, të cilët kanë nisur operacionin për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga uji. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të...
Burimi:
gijotina.com